Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zhvillimet në veri, Presidentja Osmani takohet me Ministrin Sveçla

Gazeta10
07 November 2022 - 18:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës përmes një komunikate për medie, ku thuhet se ky takim ka qenë në kuadër të informimit për zhvillimet në veri të vendit, transmeton Gazeta10.

“Presidentja Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ministri Sveçla ka njoftuar Presidenten Osmani për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes se funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit.

Presidentja Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.