Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

ZIP CLUB ju bënë të përjetoni një nga netët më të bukura të jetës suaj

Gazeta10
15 December 2022 - 10:41

Blogerja e njohur Arlinda Tahiri tani më ka hyrë edhe në botën e biznesit, kjo pasi ajo është bërë aksionare e një prej klubeve më të reja, raporton Gazeta10.

Në temperaturat e ftohta të këtij fillimdimri, padyshim që njerëzit kërkojnë vende të ngrohta, si nga temperaturat, ashtu edhe nga atmosfera.

E, për këtë gjë kujdeset klubi i natës, ‘Zip Club Prishtina’ që është hapur së fundmi.

Në hapjen e këtij klubi, kanë marrë pjesë shumë njerëz të famshëm, të të gjitha profilet.

Ky klub përkatësisht gjendet te ‘Lidhja e Pejës’, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, përpos sezonit të dimrit, do vazhdojë punën, duke sjell te ju emrat më të njohur të shoubizit shqiptarë.

Pos muzikës, Zip Club Prishtina do t’iu mbaj në disponim edhe me të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe joalkoolike, duke ua bërë netët e paharruara.

Krejt çka ju mbetet juve, është që ta vizitoni këtë klub dhe për të tjerat kujdeset stafi profesional i Zip./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.