Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Zjarr në një lokal në Prishtinë, bombolat e gazit Hexagon shpëtojnë katër jetë njerëzish

Gazeta10
07 October 2022 - 15:13

Shpërthimi i zjarrit në një lokal në qendër të Prishtinës për pak të shkaktonte fatkeqësi tragjike në jetë njerëzish.

Zjarri kishte nisur në kuzhinën e lokalit, ku në afërsi kishte edhe bombola gazi që mund të shpërthenin nga momenti në moment.

Zyrtarët e sigurisë që kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se dëmet kanë qenë minimale dhe kanë shpëtuar të paktën 4 jetë njerëzish që po punonin aty.

Arsye e mos-shpërthimit të bombolave të gazit është se një lloj i ri i tyre që po përdoret nga gastronomia në Prishtinë dhe lokali në fjalë. Ato janë bombolat Hexagon nga Norvegjia të njohura numër një për siguri në botë, përfaqësinë e të cilave në Kosovë e ka Darn Group, raporton Gazeta 10.

“Bombolat nuk kanë shpërthyer meqë siguria e tyre është 100%. Në momentin e zjarrit, ato e lëshojnë gazin në mënyrë të  kontrolluar sikurse duket në foto dhe nuk shpërthejnë pavarësisht shkallës së zjarrit”, thuhet nga një lexim i shpejt në internet për to.

Përdorimi i tyre është mjaft i madh në botë, e së fundi edhe në Kosovë, për shkak të cilësisë së tyre dhe sigurisë së madhe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.