Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në kodra dhe zonat me ullinj

Gazeta10
22 May 2026 - 18:07

Një zjarr ka përfshirë zonën e fshatit të Panajasë në Vlorë, Shqipëri. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Siç raporton mediat, në këto momente, zjarri po djeg bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët po avancojnë me shpejtësi drejt kodrave dhe zonave me ullishte.

Situata paraqitet problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë, që po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse që të shuajnë flakët me ujë. Ata janë duke izoluar me mjete rrethanore zjarrin.

Ndërkohë, era e fortë po ndihmon përhapjen e mëtejshme të zjarrit, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera me bimësi dhe ullinj./Top Channel

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.