Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qasja në Aeroportin e Gjenevës do të jetë e kufizuar në mesin e qershorit

Gazeta10
22 May 2026 - 17:58

Qasja drejt Aeroportit të Geneva Airport do të jetë e ndërprerë dhe e vështirësuar në mesin e muajit qershor, si pasojë e samitit të G7 që do të mbahet në Evian të Francës nga 15 deri më 17 qershor.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe disa parkingje në aeroport do të mbyllen, ndërsa masat e sigurisë do të jenë të shtuara ndjeshëm.

Udhëtarëve u është rekomanduar që të paraqiten në sportelet e check-in-it të paktën tre orë para nisjes së fluturimit, për të shmangur vonesat dhe komplikimet e mundshme.

Gjithashtu, pasagjerëve u sugjerohet që, sa herë që është e mundur, të përdorin transportin publik për të arritur në aeroport, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi gjatë ditëve me fluks të rritur dhe masa të veçanta sigurie.

Autoritetet zvicerane pritet të koordinojnë masa shtesë për menaxhimin e trafikut dhe sigurisë gjatë zhvillimit të samitit ndërkombëtar. /Albinfo.ch

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.