Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, ankohen për mospërmbushjen e kërkesave të tyre

Gazeta10
30 November 2023 - 12:05

Zjarrfikësit e Kosovës këtë të enjte kanë nisur të protestojnë para objektit të Qeverisë, për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Ata po kërkojnë rritje të pagave, pagesa për kujdestari dhe për punë shtesë jashtë orarit, pagesa për rrezikshmëri si dhe rritje të numrit të zjarrfikësve nëpër komuna.

Po ashtu ata po ankohen edhe për mungesë të makinerive dhe pajisjeve të tjera.

Zjarrfikësit thanë se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.