Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri i madh në Çagllavicë, policia jep detaje

Gazeta10
05 April 2024 - 11:17

Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Çagllavicë, mëngjesin e sotëm. Akoma nuk dihet shkaktari dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, teksa rasti është denoncuar në Polici, raporton Gazeta10.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo për Gazetën10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.