Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri la familjen 5-anëtarëshe pa shtëpi (VIDEO)

Gazeta10
05 October 2022 - 20:18

Familja 5-anëtarëshe nga Zaskoku i Ferizajt ka mbetur pa shtëpi, pasi gjithçka brenda saj u shkatërrua si pasojë e zjarrit. Kryefamiljari Shefki Blenishti thotë se shkaktar ishte instalimi i dobët i rrymës, por një gjë të tillë e mohojnë nga KEDS-i. Kjo familje që jeton vetëm me 100 euro pension kërkon ndihmë për ndërtimin e shtëpisë, raporton Kanal10.

Raporti: Arbenita Ilazi

Krejt çka pati brenda, u bë shkrumb e hi.

Familja 5-anëtarëshe Blenishti nga Zaskoku i Ferizaj, ka mbetur pa kulm mbi kokë, pasi që shtëpia u përfshi nga zjarri.

Kryefamiljari Shefki Benishti thotë se shkak i zjarrit dyshohet të jetë instalimi i dobët i energjisë elektrike.

Ai thotë se tash e disa ditë, bashkë me katër anëtarët e tjerë të familjes, po qëndron në shtëpinë e vëllait, e cila sipas tij, është e pamjaftueshme për t’i zënë të gjithë anëtarët.

Ai thotë se jeton në kushte të rënda ekonomike, përderisa i duhet të kujdeset edhe për njërin anëtar të familjes që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Mirëpo, nga KEDS-i kanë mohuar se instalimi i dobët i energjisë elektrike është shkaktare e zjarrit.

Nga kjo kompani kanë thënë se zjarri ka ardhur nga mjediset e brendshme të shtëpisë.

Famlja Blenishti ka kërkuar ndihmë për ndërtimin e shtëpisë, pasi nuk ka asnjë mundësi ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa, nga Komuna e Ferizajt kanë thënë se pavarësisht se buxheti është i limituar do mundohen t’i bëjnë një zgjidhje.

Familja Blenishti nga Ferizaj thotë se nuk ka të ardhura të tjera përpos 100 euro, që i merr si pension./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.