Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri në fabrikën e mishit në Obiliq, Policia jep detaje

Gazeta10
18 December 2024 - 9:28

Një fabrikë në fshatin Babimovc të Obiliqit është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, ka vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.