
Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Zogaj ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për keqqeverisje.
Zogaj ka thënë se Kurti është kryeministër i fjalëve të kota dhe demagog.
“Një kryeministër që e kemi pas viteve të fundit nuk ka qenë fare i koncentrum fare në probleme të qytetarëve dhe popullit të Kosovës. Një kryeministër i fjalëve të kota dhe demagog që nuk është marrë me asnjë projekt”, ka thënë ai.
Sipas Zogajt, qeverisja Kurti nuk ka lënë as edhe në shenjë në ekonominë e Kosovës.
“Në qeverisjen e kalume i kemi pasë 12 miliardë euro dhe nuk është lënë as edhe një shenjë në ekonominë e Kosovës”, ka thënë Zogaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/