Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zogaj i LDK-së: Planifikojmë që në mandatin e parë të ndërtojmë centralin me gaz

Gazeta10
30 January 2025 - 22:25

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka një sërë projektesh që lidhen me energjinë.

Zogaj ka deklaruar se LDK planifikon që të ndërtojë një central me gaz në rrethinën e Ferizajt.

“Në programin tonë kemi një sërë projektesh që lidhen me energjinë. Më i madhi është ndërtimi i centralit me gaz. Ne planifikojmë që në mandatin tonë ta ndërtojmë centralin me gaz i cili vjen nga Selaniku, Greqia”, ka thënë Zogaj.

Tutje, ai ka theksuar se centrali me gaz do të kushtojë rreth 500 milionë euro.

“Do ta financojmë projektin përmes kredieve afatgjata dhe fondeve të qeverisë”, ka deklaruar Zogaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.