Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Zoti, kombi dhe familja’ – Klinaku: Idetë paranojake nuk dhezin tek unë!

Gazeta10
06 June 2024 - 0:17

Miratimi i Kodit Civil është një nga temat me të nxehta që vendi po përballet tash e një kohë. Kjo për faktin se pjesë e këtij Kodi është edhe pjesa që parasheh martesën mes gjinisë së njëjtë. Një gjë e tillë po kundërshtohet ashpër nga një pjesë e madhe e shoqërisë.

Kundër miratimit të Kodit Civil është shprehur edhe Avdullah Klinaku nga Demokracia Konservatore.

Ai në emisionin ‘Gallatë’ më Arben Ahmetin ka thënë se është anëtar i organizatave që kanë koncept mbrojtjen e familjes.

“Deri tani të gjitha kontaktet dhe të gjitha informacionet që i marrim se si po shkon rrjedha sa i përket çështjes së familjes, i marrim nga njerëzit e perëndimit që janë duke provuar t’i promovojnë në vazhdimësi vlerat e familjes. Në sondazhin e fundit në Amerikë ka dal që 56 % e amerikanëve janë pro familjes tradicionale. Në Itali e kemi një kryeministër që gjithë fushatën e ka ndërtuar mbi konceptin ‘Zoti, kombi dhe familja’ dhe në Evropë debati pro familjes është me i madh se sesa që është në vendet e Lindës sepse kjo temë në këto vende as që diskutohet shumë”, ka thënë Klinaku.

Ai është shprehur kundër lejimit të martesës së gjinisë së njëjtë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.