Gazeta10

ZPS-ja nuk e komenton ndalimin e Remit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë që nuk komenton në çështjet operacionale pasi është pyetur për ndalimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafës – Remit gjatë së martës.

“Kini parasysh që ZPS-ja nuk komenton në çështjet operacionale”, ka thënë ZPS-ja pwr Klankosova.

Ndërkaq, Mustafa në Facebook ka shkruar se hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me urdhër të Prokurorisë mbrëmë ia kishin bërë një kontroll të telefonit, dhe më pas ai ishte lënë për t’u kthyer në shtëpi.

“Sonte rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezantuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë ky kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”./klankosova

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri