Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zv. ministri i Arsimit: Sistemi e-Kosova po funksionon mirë, numri nga shkuar në 32,800 aplikime

Gazeta10
26 August 2023 - 18:52

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka njoftuar se deri ne orën 16:00, në platformën e-Kosova kanë aplikuar 32,800 aplikime.

Sipas tij edhe sistemi për aplikim është duke funksionuar mirë. 

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime.  Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900.  Shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten. Po ashtu kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat.  Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin libri@rks-gov.net”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.