Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zv.ministri i Financave e quan “lopë” deputeten e LDK-së

Gazeta10
22 June 2023 - 22:04

Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepit, duke e quajtur lopë.

Ai e ofendoi deputeten e partisë opozitare pasi kjo e fundit në një video të publikuar nga medium Koha dëgjohet që e quan me një term racist deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi duke i thënë me “magjup”.

“Lopa n’aksion! ‘LDK-ja e kulturës dhe institucioneve’, aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër, por e çuditshme se si të tillët arrijnë këtu për ta përfaqësuar popullin. Phuu..!”, shkroi Makreshi në profilin e tij në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.