Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zv.ministri Tafarshiku: Fajtor për zjarrin në muze është Ardian Gjini

Gazeta10
31 August 2023 - 0:07

Zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, vazhdon të deklarojë se fajtori për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë është kryetari Ardian Gjini.

I njëjti, ka akuzuar edhe më parë qeverisjen komunale të Gjakovës se shkatërrimi i Muzeut u bë për ndërtimin e banesave në atë zonë. Por kjo u mohua nga kryetari Ardian Gjini, i cili i tha se aty nuk ka mundësi për ndërtimin e banesave dhe kjo “është e palogjikshme”.

Postimi i plotë i Tafarshikut: 

Krejt natën mund ta konfirmoj dhe rikonfirmoj se i vetmi fajtorë për zjarrin, degradimin dhe gjendjen e muzeut të muzikës “Tabhane” është qeverisja lokale dhe Ardian Gjini.

Ani kur po i shoh militantët e Aleancës me adresa të rrejshme tu komentu e tu i bo thirrje prokurorisë me më hetu mua që po e flas të vërteten.

Prokuroria duhet me ju burgos për pa përgjegjësin ndaj një aseti të trashëgimisë kulturore.

Ani po doni me bo krahasime me kryetaren Mimoza Kusari, qe po ju bashkangjes fotot nga themelimi i muzeut të muzikës.

Ja si dukej “Tabhane” në qeverisjen Kusari Lila në Gjakovë.

Veq me fakte!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.