Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zveçani pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi

Gazeta10
08 December 2023 - 9:02

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komuna e Zveçanit tasgmë është pajisur me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se mes tyre është nënshkruar marrëveshja për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi.

“Në zbatim të Programit për vizitat në shtëpi dhe Planit të veprimi për vizitat në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Zveçanit nënshkruan marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Tutje në njoftim thuhet se ministria e Shëndetësisë për komunat në nivel vendi, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruara 23 vetura në vlerë prej 782 mijë euro, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.