Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyba i VV-së merret me gazetarët e analistët, ka një porosi për ta

Gazeta10
25 April 2023 - 13:08

Sali Zyba, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reagur për të gjitha ata gazetarët e analistët të cilët janë shprehur në zgjedhjet në veri.

Ai ka bërë një kolazh prej gjashtë fotografive, ku paraqiten analistët Halil Matoshi, Valon Syla, Baton Haxhiu e Albert Krasniqi, të cilët kanë kritikuar zgjedhjet në veri.

Sipas Zybës, asnjëri prej të lartëcekurve nuk kanë folur ndonjë gjë në lidhje me organizimin kriminal të Listës Serbe.

“Vetëm disa nga reagimet ndaj mbajtjes së zgjedhjeve në veri dhe bojkotit të tyre nga Lista Serbe. Në studiot televizive: Njëri i quan zgjedhjet e pavlefshme; Tjetri bën thirrje për zgjidhje politike. Njëri i krahason me zgjedhje të Milosheviqit; Tjetri, flitet për mungesë të legjitimitetit. Asnjëri asnjë reagim ndaj organizimit kriminal të Listës Serbe dhe për ndërhyrjet e Serbisë.” – shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.