Lajme

Zyberaj uron John Mahama Dramani, për zgjedhjen e tij si President i Republikës së Ganës

Gazeta10
08 Dhjetor 2024 - 13:52

Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka uruar John Mahama Dramani, për zgjedhjen e tij si President i Republikës së Ganës.

Zyberaj tha se Presidenti Mahama ka qenë një mik i palëkundur i Kosovës dhe i presidentit Pacolli, duke treguar mbështetjen e tij të pandërprerë për sovranitetin dhe pavarësinë tonë gjatë mandatit të tij të mëparshëm, përfshirë njohjen e Kosovës nga Gana.

“Presidenti Mahama ka qenë vazhdimisht mik i palëkundur i Kosovës, duke ndihmuar personalisht presidentin Behgjet Pacolli në sjelljen e njohjeve të reja për vendin tonë, njëkohësisht duke qenë avokues i madh i shtetësisë tonë.

I uroj Presidentit Mahama suksese të mëdha në përpjekjet e tij!”, shtoi ai tutje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.