Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zymberi kërkon që të mos votohet statuti i ri i FFK-së

Gazeta10
27 January 2023 - 12:14

Në kuvendin e jashtzakonshëm të FFK-së po vazhdon diskutimi mbi statutin e ri të kësaj federate i cili do të hidhet në votim në përfundim të diskutimeve.

Në fjalën e tij, drejtori sportiv i Dritës Valon Zymberi ka thënë se në draft statutin e ri ka një mori shkeljesh që mund të jenë pengesë e licencimit nga ana e Ministrisë së Sportit.

Zymberi ka kërkuar që në hartimin e statutit të ri të përfshihen edhe më shumë klubet e Superligës së Kosovës si dhe ka kërkuar votimi të shtyhet për një muaj në mënyrë që të mënjanohen të gjitha pengesat e mundshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.