
Drejtori i qendrës tregtare më të re në Evropën Juglindore, “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi, ka dhënë disa detaje në “Politiko” lidhur me këtë investim madhështor të realizuar në vendin tonë.
Zymberi, ka thënë se këtë qendër nuk e kanë ndërtuar vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe për ata të rajonit, duke i parë si potencial edhe malazezët, maqedonasit, serbët dhe shqiptarët e Shqipërisë.
“Kur e kemi bërë fizibilitetin e kësaj qendre, ne këtë qendër nuk e kemi bë vetëm për Kosovë, po edhe për shtete e rajonit, e shohim Shqipërinë si potencial, Maqedoninë e Veriut, Serbinë jugore dhe Malin e Zi. Normal ju vetë dhe secili njeri në një vend ku ka trazira e probleme as në pushim nuk shkon e lë më shumë, një problem me ndodh në rrugën e kombit për Shqipëri, ka gjuajtje me gurë ose plaçkitje kjo ndikon e na mbet të nesërmen kur shkojmë atje. Pra çdo problem e pengon zhvillimin ekonomik, pra lufta më e madhe që bëhet është dëmi ekonomik. Na do ta kuptojmë këtë punë që sulmi më i madh që na bëhet neve është sulmi ekonomik. Ne e dimë që shumë kompani prodhuese që i kanë pas selitë e tyre në Kinë janë bartë në Ballkan, për shumë arsye.”, është shprehur ai.
Drejtori i kësaj qendre tregtare, ka marrë shembull disa mënyra se si do t’i tërheqin klientët nga rajoni përmes cilësisë.
“Fokusi jonë është që përveç qytetarëve të Kosovës të jetë edhe rajoni. Shembull nëse flasim për argëtim do të kemi nga Greqia njerëz që janë merakli të bowling ose kartingut kanë me ardhë. Do t’i tërheqim me cilësi sepse kjo është bërë në nivelin më të lartë të cilësisë dhe standardëve.”, ka thënë ai.
Prishtina Mall, pritet ta bëj hapjen e saj publike me 6 mars, si një nga qendrat më të mëdha në Ballkan./Gazeta10