Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zymer Bytyqi pranë marrëveshjes me Olympiacosin

Gazeta10
31 January 2023 - 19:00

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, në orët në vazhdim pritet të kalojë te Olympiacosi.

Bytyqi po kalon në formë mjaft të mirë këtë sezon me Konyasporin dhe shumë skuadra të njohura evropiane kishin shprehur interesim për shërbimet e tij, por duket se këtë garë e ka fituar gjiganti grek.

Sipas raportimeve të fundit, Bytyqi gjendet aktualisht në Greqi, ku pritet të nënshkruajë kontratë me Olympiacosin.

Konyaspori nga shitja e Bytyqit pritet të përfitojë vetmë 1 milionë euro, pasi ai ka qenë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin turk.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.