
Zyra e Kryeministrtit të Kosovës për Gazeta 10 ka bërë të ditur se është njoftuar nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë, lidhur me atentatin ndaj kryeministrtit, Albin kurti në vitin 2021.
Në përgjigje të Zyrës së Kryeministrtit, tutje thuhet se ky rast nuk është bërë publik, me qëllimin për të mos hapur panik.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në përgjigjen për Gazetën10.
Ndryshe, mediat në Shqipëri raportojnë se në vitin 2021 kishte një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe dy personazheve tjera, Xhavit Halitit nga PDK dhe Ismet Haxhës. /Gazeta10