
Selia e shtëpisë luksoze të modës “Louis Vuitton” është pushtuar sot për pak kohë nga protestuesit francezë gjatë mobilizimeve kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për reformën e pensioneve.
Sipas rrjetit francez “BFMTV”, rreth 400 mijë qytetarë kanë dalë në rrugët e vendit për të demonstruar edhe një herë kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë për reformimin e sistemit të sigurimeve.
Protesters in Paris stormed the headquarters of Louis Vuitton 🫡pic.twitter.com/PIkNtMmv89
— Lauren McKenzie (@TheMcKenziest) April 13, 2023
Duke ndezur flakadanë dhe hedhur bomba tymuese në ndërtesën Avenue Montaigne në Champs Elysees, rreth 400 protestues u mblodhën jashtë zyrave të shtëpisë së modës për t’i dërguar mesazhin e tyre qeverisë, goditjen e simboleve të kapitalizmit dhe gjigantët e biznesit.
Videot u shpërndanë në mediat sociale.
🇫🇷The French Revolution Continues🇫🇷
— Concerned Citizen (@cotupacs) April 13, 2023
Protesters storming Louis Vuitton HQ
Silence still from fascist tyrannical authoritative dictator Macron – I’m sure his WEF puppet masters are disapproving as he awaits instructions.#France #Paris #Macron pic.twitter.com/6zMKhxxOmT
Siç raporton gazeta franceze “Le Parisien”, kritikët e planit të presidentit Macron për të rritur moshën minimale të pensionit në 64 vjeç nga 62 që është aktualisht, iu përgjigjën thirrjes së sotme të sindikatave duke protestuar në Paris si dhe në qytete të tjera të vendit.
🚨🇫🇷⚡️Paris, France… Des manifestants ont pris d'assaut le siège de Louis Vuitton. Ils scandent "Nous irons jusqu'au retrait" / Paris, France… Protesters stormed the Louis Vuitton headquarters. They chant "We will go as far as withdrawal" pic.twitter.com/qyRy7gY8JE
— France Résistance (@FranceRsistanc1) April 13, 2023