Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Alush Gavazaj largohet nga FC Ferizaj

Gazeta10
05 Qershor 2024 - 13:36

Alush Gavazaj nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Ferizajt.

Mesfushori 29-vjeçar është larguar nga Ferizaj vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te kjo skuadër.

Gavazaj erdhi te Ferizaj në janar të këtij viti dhe luajti një rol të rëndësishëm në inkuadrimin e kësaj skuadre në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimin për largimin e mesfushorit nga Prizreni, klubi ferizajas e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Ju njoftojmë se me marrëveshje të dy anshme klubi ynë dhe mesfushori Gavazaj kanë përfunduar kontratën. Alush Gavazaj ishte bashkuar me ne në afatin kalimtar të janarit, si një përforcim shtesë në rrugëtimin tonë drejt Superligës. FC Ferizaj falenderon Gavazajn për kontributin, duke i dëshiruar shumë suksese në rrugëtimin sportiv.”

Alush Gavazaj ka një karrierë të bujshme si futbollist, ku ka luajtur për skuadrat elitare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas inkuadrimit në Superligë, Ferizaj pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër dhe në javët në vazhdim do të zyrtarizojë prurjet e reja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.