
Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Gentrit Halili.
Halili së fundmi ka luajtur për Ferizajn, por me të përfunduar sezoni i kishte skaduar kontrata.
Skuadra nga Suhareka ka mësuar sot kundërshtarin në rundin e parë të kualifikimeve të Championsit. Do të luajë kundër Ludogoretsit më 11 korrik, dhe pas një jave do ta luajë ndeshjen e kthimit në Bullgari.
Ballkani gjendet në Ohër teksa po bën përgatitjet e fundit para ndeshjeve të Evropës.