
Benjamin Agyare ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Superligë në edicionin vjeshtor.
Qendërmbrojtësi shkëlqeu si i huazuar te Drenica dhe tani është rikthyer te Drita.
Gjilanasit e kanë prezantuar Agyaren i cili ka kontratë me Dritën deri në verën e vitit 2025.
Njoftimi i plotë nga Drita:
Benjamin Agyare vishet bardhë e kaltër
Benjamin Agyare rikthehet tek klubi ynë pas nje huazimi katër mujor te Drenica.
Agyare kishte nënshkruar me ne në verën e vitit kaluar deri me 30.06.2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në shperligën e Kosovës.
Tek Drenica ka zhvilluar 13 ndeshje në total dhe tani është bashkuar me ekipin ku do të filloj përgaditjet për stinorin pranveror.
Agyare më parë ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar, te skuadra e Apolonis së Fierit.
Welcome Benji Cross