Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Fernando Santos largohet nga posti i trajnerit të Portugalisë

Gazeta10
15 December 2022 - 17:58

Fernando Santos nuk do të jetë më shef i shtabit teknik të kombëtares së Portugalisë.

Shkarkimi i Santos vjen pas eleminimit të kombëtares portugeze në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në Botëror, Portugalia ishte njëri nga favoritët për të fituar këtë trofe, por në çerekfinale u mposhtë nga Maroku me rezultat minimal 1-0.

Santos ishte emëruar trajner i Portugalisë më 23 shtator të vitit 2014 dhe kishte pasur një periudhe mjaft të suksesshme me kombëtaren iberike.

Në vitin 2016 Santos arriti të fitojë Kampionati Evropian “EURO 2016”, që ishte trofeu i parë madhor në histori të kombëtares portugeze.

Po ashtu, në vitin 2019 Santos me Portugalinë arriti të fitojë edhe edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Në total, tekniku 68-vjeçar ka qenë në krye të Portugalisë në 109 ndeshje, prej të cilave ka arritur 68 fitore, 21 barazime dhe 20 humbje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.