Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Jadon Sancho kthehet te Borussia Dortmundi

Gazeta10
11 January 2024 - 13:54

Borussia Dortmund ka njoftuar edhe zyrtarisht rikthimin e Jadon Sanchos nga Manchester Unitedi.

Klubi gjerman dhe ai anglez kishte ditë që kishin arritur një marrëveshje në parim për sulmuesin anësor anglez, Sancho.

Megjithatë, vetëm sot ka ardhur njoftimi zyrtar mbi huazimin e anglezit në klubin nga Bundesliga.

Anglezi do të jetë i huazuar te nënkampioni i Gjermanisë deri në fund të sezonit.

23-herë reprezentuesi anglez luajti gjithsej 137 ndeshje konkurruese (50 gola/64

asistime) për Borussia Dortmund midis viteve 2017 dhe 2021.

Në vitin 2021, ai fitoi Kupën DFB me Dortmundin pas një fitore 4-1 kundër RB Leipzig.

Sancho kërkoi largimin nga Manchester United pas mosmarrëveshjes me trajnerin holandez, Erik ten Hag, i cili e suspendoi atë për pjesën më të madhe të sezonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.