Gazeta10

Zyrtare: Kastriot Imeri transferohet te Young Boys

Mesfushori me prejardhje shqiptare Kastriot Imeri, është transferuar te skuadra zvicerane, Young Boys, raporton Gazeta10.

Imeri vjen te klubi nga kryeqyteti zviceran, pas aventurës që e kaloi te ekipi tjetër zviceran, Servette.

22-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Servettes, ndërsa debutimin me ekipin e parë e kishte bërë në vitin 2017.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Young Boys, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sezonin e kaluar me Servetten, Imeri ishte njëri nga lojtarët më të dalluar të ekipit, ku në 29 ndeshje të zhvilluara, kishte arritur të realizoj 11 gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Imeri poashtu është pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës, ndërsa debutimin me kombëtaren A të helvetikëve e ka bërë në nëntor të vitit të kaluar në miqësoren kundër Italisë.

Me Zvicrën U-21, ai ka bërë 16 paraqitje, prej të cilave ka arritur të realizoj katër gola.

Skuadra e Young Boys në këtë afat kalimtar ka transferuar edhe mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhanin. /Gazeta10/

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë