Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zyrtare, konfirmon policia: 3 anëtarë të bandës kriminale të vrarë, një i arrestuar

Gazeta10
24 Shtator 2023 - 16:45

Policia e Kosovës konfirmon vrasjen e tre sulmuesve në veri. Arrestimin e një sulmuesi tjetër dhe kapjen e katër personave tjerë të  dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve. Policia njofton edhe për identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje “grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë”

Situata në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar sipas policisë.

Njoftimi i plotë:

Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet

me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e

grupeve kriminale.

Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur

në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta

e tyre e drejtpërdrejtë.

Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy

sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po

ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e

sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.

Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur

pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të

kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit

Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të

radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e

mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e

një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të

radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit

dhe pajisjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të

drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të

qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.

Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të

gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.