
Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Sassuolos.
Bajrami vjen te Sassuolo, pas periudhës që kaloi te skuadra tjetër italiane, Empoli.
Për 23-vjeçari kishte shumë oferta nga klube të njohuta italiane, por në fund garën për transferimin e tij e ka fituar Sassuolo.
Mesfushori i kombëtares Shqiptare ka kaluar te Sassuolo në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicionit.