
Skuadra e Milanit ka rinovuar kontratën me trajnerin, Stefano Pioli, deri në vitin 2025.
Kontrata aktuale e Pioli skadonte në fund të këtij stinori, por kampionët në fuqi të Italisë kanë vendosur që t’a mbajnë atë në ekip edhe për tri vitet e ardhshme.
Njoftimin për rinovimin e kontratës me teknikun 57-vjeçar, Milani e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“AC Milan është i lumtur të njoftojë se Stefano Pioli ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2025.Pasi kanë filluar këtë rrugë të virtytshme, e cila çoi në titullin e Serie A 2021/22, AC Milan dhe Stefano do të vazhdojnë të punojnë në këtë projekt ambicioz që pasqyron historinë dhe vlerat e klubit” thuhet në njoftimin e klubit.
Pioli kishte marrë drejtimin e Milanit më 9 tetor të vitit 2019.
Ai ka pasur një periudhë mjaft të mirë deri më tani me ekipin ‘Rossoner’ ku arriti të fitoj Scudetton, trofe ky që i mungonte kësaj skaudre që nga viti 2011.