Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtarja e LDK—së për vizat: Kjo qeveri një tender për pasaporta s’dinë me menaxhu

Gazeta10
18 April 2023 - 21:07

Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), po e sheh si problem impelemtimin e tij nga institucionet e Kosovës zyrtarja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo në Politiko tha se sistemi ETIAS nuk vlenë vetëm për Kosovën, po për të gjitha shtetet e BE-së që e aplikojnë Shëngenin.

Lushaku hodhi dyshime për menaxhimin e këtij sistemi nga ana kosovare, shkruan Gazeta10.

“ETIAS është sistem i regjistrimit i bazës së të dhënave, por Kosova është larg për me instalu dhe apliku këtë sistem. Kur nuk mujmë me menaxhu një prokurorim për pasaport se di qysh kemi me menaxhu ETIAS-in.”, deklaroi Lushaku.

Ajo ka përmendur edhe kriteret tjera që Kosova duhet t’i plotësojë për të arritur zbatimin final të liberalizimit të vizave.

“Nuk po them që shtyhet. Por, që është një obligim shumë i madh që kërkon seriozitet. Nëse kjo qeveri nuk di me menaxhu një tender me pasaporta, se di qysh ka me menaxhu krejt implementimin e marrëveshjes, se aty s’është vetëm një, por edhe 99 tjera.”, shtoi Lushaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.