
Në kuadër të rubrikës së përditshme në Prime Time të Kanal 10, Flashback është përzgjedhur deklarata e politikanit të ndjerë të Kosovës, ish kryeministrit dhe ish kryetarit të Mitrovicës, Bajram Rexhepi.
Rreth tensioneve në veri, ai kishte dhënë këtë deklaratë.
“Qytetarët e kanë një lloj optimizmi edhe pse kanë konfuzion me funksionimin e EULEX-it. Ato për momentin janë vendosur në pikat 1 dhe 31 në very. Kanë filluar edhe kontaktet me policinë e Kosovës” kishte deklaruar ai.
Rexhepi rikujton se “të pakënaqur për rendin dhe ligjin janë grupet kriminale dhe strukturat ilegale serbe”./Gazeta10