
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova pas humbjes nga Austria tha se lojtarët do të shohin se ku gabuan sot që të përmirësohen për ndeshjen e radhës.
Ai tha se sot nuk ishte “nata e Dardanëve”.
“Mendoj se sonte nuk ishte nata jonë, normalisht se gabuam sonte, por tash ka përfunduar gjithçka dhe ne do të shohim gabimet se ku i kemi pasë dhe të shohim për ndeshjen e radhës”, tha fillimisht ai.
Tutje, Zhegrova tha se është në gjendje të mirë fizikisht, teksa shtoi se shqetësimi që kishte nuk është diçka serioze.
“Lojën e fundit kam luajtur nga minuta e parë, jam në gjendje të mirë fizike, pata një shqetësim por jo diçka serioze”, shtoi ai.