
Shkruan Arben Ahmeti
Një tregim i gjatë do të jetë momenti kur do të mund të shkruaj e tregoj për çdo gjë që po ndodh në kompaninë tonë mediale.
Por ka një arsye pse nuk shkruaj shpesh për 10-shin.
Është punë e lodhshme. Është punë që më ka ba me e harru idenë e endjes nga kafja në kafe nëpër Prishtinë për të ba thashetheme e analiza të ditës që pastaj i ripërsëritë në mbramje.
Është puna që më ka ba me harru jetën e natës e bile edhe mos me shku në dasma . Nuk po ankohem. Sepse mungesa e punës do të duhej të ishte problem. Jo puna.
Këto ditë do të duhet të shkruaj më shumë për të treguar se si i’a dolëm që brenda 24 muajve plot sfida, të papritura dhe entuziazëm e punë ta bajmë 10-shin median me plot kredibilitet e profesionalizëm, me një ambient fantastik që nuk do të jetë vetëm TV.
Për çdo gjë që shihni keq, fajtor ju lus të më leni mua.
Për çdo gjë të mirë, dijeni që është rezultat i një gjenerate të re, djem e vajza që nuk i pritojnë punës dhe që e kanë kuptuar së media nuk është vetëm argëtim, por edhe shërbim ndaj klientëve e shikuesit.
Ia dolëm sepse na besuan 80 klientët që reklamojnë rregullisht në televizionin tonë. Ia dolëm, sepse në krijimin e ambientit që zgjati plot 10 muaj, na u bashkuan 40 kompani të ndryshme që njëherë tjetër do t’i falendëroj një nga një.
Ndoshta nuk do të mund të shkruaj aq sa duhet të mërkurën kur i mbushim 2 vjet dhe na bashkohen edhe dy produkte të reja të lezetshme. Ndoshta nuk do të mund të shkruaj as të hënën e ardhshme kur do të mund të na ndiqni nga një dimension i ri shumë profesional, por kjo nuk ndodh sepse nuk kam çfarë të them. Nuk do të mund ta bëjë sepse do të duhet që 12 nga 24 orët te jem duke lidhur kablla, testuar sinjal e përgaditur studio bashkë më djemtë e teknikës.
Ashtu siç ishim qe 10 muaj duke u përballur me knaufin, dyert e dritaret, nivelizimin, rrymën, planifikimin e shumëçka tjetër.
Çfarëdo që të jem dukë bërë, ta dini se jemi krenar.
Krenar që vendit po i ndërtojmë një media kredibile dhe konkuruese. Krenar që po i prijë ekipit më të ri në moshë, energji, vizion dhë dashni për profesionin dhe vendin.
Faleminderit dhe na priftë e mbara!