Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan

Gazeta10
16 May 2026 - 19:41

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.