Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë stërviten me Forcat Speciale të SHBA’së – NATO ndan foto

Gazeta10
16 May 2026 - 18:37

NATO ka  ndarë fotografi nga një stërvitje e përbashkët e zhvilluar mes ushtarëve të Shqipërisë, dhe, Instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NATO bën të ditur se, stërvitja është fokusuar në lëvizjen në terrene të vështira, operacionet me profil të ulët dhe neutralizimin e kërcënimeve.

Postimi:

Para misionit vjen stërvitja.

Para presionit vjen përgatitja 💪

Përmes skenarëve sfidues, Forcat Speciale të Operacioneve të NATO-s forcojnë gatishmërinë, saktësinë dhe koordinimin e nevojshëm për të operuar në mjedisin kompleks të sigurisë së sotme.

📸 Ministria e Mbrojtjes & Forcat e Armatosura të Shqipërisë | Forcat Speciale të Operacioneve të Shqipërisë 🇦🇱 stërviten krah për krah me instruktorë të Forcave Speciale të SHBA-së, duke u fokusuar në lëvizjen në terrene të vështira, operacionet me profil të ulët dhe neutralizimin e kërcënimeve në kushte reale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.