
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në prag të nisjes së fushatës zgjedhore ka mobilizuar strukturat e partisë në Ferizaj.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se gjatë takimit është diskutuar për organizimin, angazhimin dhe punën që i pret në periudhën e ardhshme.
“Me entuziazëm, vullnet e energji të mirë, folëm për organizimin, angazhimin dhe punën që kemi para. Sepse fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, me njerëz që punojnë dhe me njerëz që nuk dorëzohen. Bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qytet. Ferizaj ka ditur gjithmonë ta kthejë besimin në forcë, e forcën në rezultat. Tash, me zemër e angazhim, ecim përpara bashkë”, shkroi Abdixhiku.