Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

13 profesorë nga Evropa bashkohen në Kosovë për Javën Ndërkombëtare të Mësimdhënies

Gazeta10
06 December 2023 - 8:29

Sot shënon fillimi i ngjarjes së shumëpritur, Java e Gjashtë Ndërkomëtare e Mësimdhënies, organizuar nga #UNI-Universum International College powered by Arizona State University.

Ngjarja do te zgjas nga data 4 deri më 8 dhjetor, ku marrin pjesë profesorë të njohur nga universitetet partnere nga vende si Belgjika, Portugalia, Rumania, Lituania,  Polonia dhe Bullgaria.

Profesorët pjesëmarrës vijnë nga institucione të njohura si Universiteti Mykolas Romeris (Lituani), Thomas More (Beligjikë), Universiteti Powislanska (Poloni), Instituto Politécnico de Santarém (Portugali), dhe Universiteti i Veliko Turnovo (Bullgari). Lista e plotë e ligjëratave dhe punëtorive të zhvilluara nga këta profesorë ndërkombëtarë mund të gjindet në orarin e ngjarjes.

Kjo nismë rithekson përkushtimin e UNI-t për ndërkombëtarizimin, duke e pozicionuar atë si institucioni lider në rajon për nxitjen e një mjedisi akademik të globalizuar. Ndërsa dita e parë po shpaloset, studentët dhe profesorë presin me padurim pasurinë e njohurive dhe shkëmbimit kulturor që premton të japë Java Ndërkomëtare e Mësimdhënies.

Në kuadër të Javës së Gjashtë Ndërkombëtare të organizuar nga Uni-Universum International College powered by Arizona State University u mbajt edhe Konferenca Shkencore mbi çështjet Politike, Sociale, Ekonomike dhe Shëndetsore.

Gjatë konferencës u prezantuan shumë punime nga studiues ndërkombëtar dhe vendor nga fusha e ekonomisë, shkencave politike, atyre juridike si dhe shkencave kompjuterike. Diskutimet dhe shkëmbimet e njohurive gjatë kësaj konference kultivuan një mjedis të pasur shkencor dhe inkurajuan bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. Pjesëmarrja e gjerë dhe diversiteti i temave bënë të mundur një platformë stimuluese për reflektim dhe zhvillim të ideve.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

#UNI është institucioni 𝐧𝐨#𝟏 në rajon për ndërkombëtarizim.

#EmpoweringKosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.