Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

13 vjetori i albumit të parë, Rita Ora paralajmëron projekte të reja

Gazeta10
30 Gusht 2025 - 23:11

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar projekte të reja shumë shpejt, teksa ka shënuar 13-vjetorin e albumit të saj debutues “ORA”.

Këngëtarja ka ndarë emocione të forta me ndjekësit, duke u shprehur nostalgjike se çdo gjë i duket sikur ka ndodhur dje.

“Jam gjithmonë mirënjohëse që lidhem me njerëzit dhe krijojmë momente që nuk do të harrohen kurrë. Të shoh gëzim dhe dashuri është arsyeja e vetme që vazhdoj të jap gjithçka”, ka shkruar ajo si përshkrim të një videoje në Instagram.

Ora, ka kujtuar performancën e fundit në festivalin “Zurich Openair” dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë projekte të reja.

“Mezi po pres t’ju tregoj çfarë kam punuar… po vjen më shpejt sesa mendoni”, ka shtuar ylli 34-vjeçar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.