
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha, në emisionin “Adresa” ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi ka rënë pre e mungesës së njerëzve që do të duhej ta këshillonin dhe mbronin atë në raport me deklaratat e bëra gjatë procesit gjyqësor.
Sipas Berishës, disa nga deklaratat e bëra nga Thaçi nuk është dashur t’i thoshte ai, raporton Gazeta10.
“Zotëri Thaçi ka rënë pre e mungesës së njerëzve që kanë mbajtur tagrin e një mbrojtësi, sepse ato që artikulohen nga fjalët e publikuara me dëshmitarë nuk do të duhej, nuk duhej të kalonin nga dhëmbët e Thaçit në asnjë formë. Nuk ka pasur nevojë”, tha Berisha./Gazeta10