Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

130 ushtarakë ukrainas lirohen nga robëria ruse në fundjavën e Pashkëve Ortodokse

Gazeta10
16 April 2023 - 13:08

Një total prej 130 ushtarësh ukrainas janë liruar nga robëria në fundjavën e Pashkëve Ortodokse, kanë autoritetet ukrainase.

“Këmbimi i madh për Pashkë”, ka thënë Andriy Yermak, shef i zyrës presidenciale në Ukrainë, përmes një postimi në Telegram.

Ai e ka postuar një fotografi, në të cilën shihen dhjetëra burra të mbuluar me flamurin ukrainas blu e verdhë.

“Janë duke u kthyer 130 njerëz tanë”.

Këmbimi i të burgosurve është bërë në zona të ndryshme në ditët e fundit, ka thënë Yermak.

Pala ruse nuk ka konfirmuar ende diçka të tillë.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Këmbimi i të burgosurve është pika e vetme në të cilin janë duke bashkëpunuar palët në luftë.

Javën e kaluar, një total prej rreth 200 ushtarëve ukrainas dhe rusë janë këmbyer nga autoritetet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.