Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

15 vjeçari që bëri histori në Serie A, Milan në ‘luftë’  me gjigantët evropian për të ardhmen e tij

Gazeta10
27 Nëntor 2023 - 14:18

Francesco Camarda ka bërë debutim historik në Serie A. Ai të shtunën mbrëma në moshën 15 vjeçare ka debutuar me Milanin në ndeshjen kundër Fiorentinës.

Tuttosport raporton sot se nga tani deri më 10 mars 2024 – që është koha kur Camarda mbush 16 vjeç dhe do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale – do të duhet të gjendet një marrëveshje mes tij dhe Milanit për kontratën e parë profesionale, raporton gazeta10.

Milani duhet të ‘luftojë’ për atë në dy fronte: së pari nga fokusi i mediave, por edhe nga përpjekjet e klubeve evropiane, të cilat kanë shfaqur gatishmëri për t’i ofruar kontrata të mëdha familjes dhe rrethit të tij.

Manchester City, Arsenal, Neëcastle dhe Borussia Dortmund janë vetëm disa nga klubet që kanë shfaqur interes për adoleshentin.

Kontaktet me Xhuzepe Rison, agjentin e tij, nisën disa kohë më parë, edhe kur Paolo Maldini dhe Ricky Massara punonin ende te Milani.

Dy ish-drejtorët filluan negociatat pranverën e kaluar dhe tani topi është në duart e Giorgio Furlani, Geoffrey Moncada dhe Antoni D’Ottavio për të arritur marrëveshje.

Milani nuk dëshiron ta humbasë atë në moshën 16-vjeçare, mirëpo as Camarda nuk po kërkon të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë.

Mbetet për tu parë vetëm oferta e Milanit për talentin e madh italian. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.