Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

15 vjet punë në “Çekanin e Mesnatës” ndaj Iranit, gjenerali amerikan jep detaje

Gazeta10
26 June 2025 - 15:30

Gjenerali Dan Caine, kreu i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane tha se Operacioni “Çekani i Mesnatës” ishte “kulmi” i 15 viteve punë.

Sipas tij, armët e përdorura në sulme ishin “të projektuara, të planifikuara dhe të dorëzuara” për të arritur sukses në sulmin ndaj centralit bërthamor Fordo në Iran.

Gjenerali amerikan tha se një oficer nga Agjencia Amerikane e Reduktimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes kishte studiuar Fordon për 15 vjet.

Ai shtoi se një bombë “bunker-shkatërruese” u zhvillua më vonë me qëllim kryerjen e sulmit, i cili përfundimisht u zhvillua më 22 qershor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.