Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pas ndarjes, Neda kërkon ndjesë për iluzionin e familjes perfekte

Gazeta10
18 August 2026 - 12:20

Neda Balluku ka bërë një rrëfim tejet të sinqertë në rrjetet sociale, ku u ka kërkuar ndjesë publike ndjekësve për perceptimin që ka krijuar ndër vite rreth jetës së saj familjare.

Përmes një postimi të gjatë reflektues, Neda ka pranuar se për një kohë të gjatë ka përcjellë imazhin e një martese ideale, ndërsa realiteti mbrapa kamerave ishte krejt ndryshe.

“Mbase gënjeva,” ka shkruar ajo, duke sqaruar se ato nuk ishin gënjeshtra të qëllimshme apo të errëta, por një nevojë e brendshme për të besuar edhe vetë se ia kishte dalë të ndërtonte diçka të bukur.

Neda shprehet se përmes përmbajtjes që publikonte ka lënë të kuptohej më shumë se sa tregonte të vërtetën, duke krijuar një iluzion publik me shpresën se ajo që trumpetonte ndoshta do të bëhej realitet.

Ajo ka kërkuar falje për mungesën e sinqeritetit rreth jetës private, ndonëse rikonfirmon se beson ende te forca e një partneriteti të shëndetshëm.

Ky reagim i fortë emocional vjen disa muaj pas ndryshimeve rrënjësore në jetën e saj personale.

Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010 gjatë pjesëmarrjes në edicionin e katërt të “Big Brother Albania”. Historia e tyre e dashurisë vazhdoi edhe jashtë shtëpisë dhe në vitin 2015 ata u kurorëzuan në martesë. Nga kjo marrëdhënie 15-vjeçare erdhën në jetë tre fëmijë: dy djemtë, Serzh e Zai, dhe vajza Suzie Ann.

Sidoqoftë, në nëntor të vitit 2025, pas aludimeve të shumta për krizë, Neda konfirmoi publikisht në emisionin “Goca dhe Gra” se ajo dhe Ogreni kishin nisur procesin e divorcit pas rreth 10 vitesh martesë. Me lot në sy, ajo zbuloi se kishte qenë vetë ajo që kishte kërkuar ndarjen, pasi marrëdhënia prej kohësh nuk ishte më e shëndetshme dhe se prej kohësh jetonin të ndarë, duke vendosur si prioritet mirëqenien e fëmijëve.

Në përmbyllje të mesazhit të saj të fundit, Neda është shprehur se tashmë po bëhet gati një vit që përballet me versione të ndryshme mbi jetën e saj të re, por ka falënderuar publikun për mbështetjen e pakursyer, hapësirën dhe dashurinë që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.