Sport

150 milionë euro, Leverkusen “tremb” rivalët për talentin gjerman

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 15:20

Florian Wirtz është një nga talentet e të ardhmes. Gjermani është gjithashtu një nga më të kërkuarit nga ekip “big”.

Sezoni i kaluar ishte thjeshtë fantastik për të, me Wirtz që shkëlqeu me fanellën e Bayer Leverkusen, duke fituar më pas edhe titullin kampion në Bundesligë.

Liverpool dhe Real Madrid u vunë menjëherë pas tij, por gjatë merkatos së verës nuk ia dolën dot të siguronin transferimin e gjermanit.

Në këto kushte te Leverkusen kanë marrë masa. Drejtuesit i kanë caktuar çmim talentit të tyre dhe tashmë të gjitha klubet që kërkojnë shërbimet e lojtarit duhet të bëjnë gati çekun prej 150 milioën euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.