Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

16 të arrestuar nga aksioni i sotëm në Mitrovicë

Gazeta10
19 March 2025 - 11:28

Aksioni kundër krimit të organizuar i cili ka filluar gjatë ditës së sotme në 21 lokacione, ka përfunduar me arrestimin e 16 personave në Mitrovicë.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Preteni gjithashtu njoftoi se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas një operacioni disa mujor, Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona, 13 nga këta janë dërguar në mbajtje”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.