Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

16 universitete evropiane dhe mbi 25 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit në UNI – Universum International College

Gazeta10
31 May 2024 - 20:29

UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University për herë të shtatë rradhazi organizoj Panairin e Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit. Kjo ngjarje e rëndësishme zhvillohet në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, më i madhi në Ballkanin Perëndimor.

Nga ky panair shumë studentë do të marrin rrugë të studimeve jashtë vendit, e shumë të tjerë do të fillojnë një punë me kontratë të rregulltë.

Pas një suksesi të vazhdueshëm gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit UNI, më 29 Maj në kampusin e Prishtinës dhe më 30 Maj në atë të Ferizajit, mirëpriti kompani vendore, organizata dhe institucione të cilat gjatë këtij panairi kishin mundësi promovimi të biznesit, rreth shërbimeve dhe misionit të tyre si dhe komunikimin direkt me studentët e UNI-it, kështu duke zgjeruar rrjetëzimin dhe bashkëpunimin mes tyre.

Gjithashtu këtë vit pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të universiteteve Europiane nga Gjermania, Holanda, Polonia, Latvia, Lituania etj., si dhe nga Turqia, të cilët gjatë këtij panairi prezentuan mundësitë për studime një semestrale në universitetet të cilat përfaqësonin.

Qëllimi i organizimit është edhe indentifikimi i talentëve të rinj, rekrutimi i tyre dhe krijimi i partneriteteve me kompanitë pjesëmarrëse.

Ky event përfaqësoi një mundësi të jashtëzakonshme ndërveprimi për studentët të cilët janë në rrugën e zhvillimit në karrierë si dhe mundësitë e punësimit duke u njohur më konkretisht me kërkesat në tregun e punës si dhe programe për studime ndërkombëtare.

UNI – Universum International Collegemenaxhohet dhe fuqizohet nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar siUniversiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.

Bashkohuni me ne sot dhe filloni rrugën tuaj drejtë një të ardhmeje të ndritur nesër! Për më shumë info. Kliko KETU.

Gjithashtu kontaktoni +38344144062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI nëFacebook dhe Instagram.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.